Shkruan: Naser Pajaziti

Marrëveshje pa nënshkrim!

Takimi në Ohër ishte dështim dhe blerje kohe nga BE.

Çfarë marrëveshje pa nënshkrim?!

Anekset, grupet e punës dhe formulimet e mirënjohura të BE-së kanë qenë dhe mbeten si floskula për blerje kohe!

Pra, Borell e kamulfoi gjithë këtë takim si sukses!

Vuçiqi i iku nënshkrimit, mbeten mekanizmat e BE e që e dijmë se Serbia i bishtënon siç e ka traditë!

Kurti i gatshëm ta nënshkruaj, sepse e ka të qartë gjithë skenarin dhe i’a “dogji lojën” që gishti i fajit ti drejtohet atij.

Finalja prodhoi aneks, të padefinuar qartë!

Analistat militantë po vlojnë duke hedhur gurë e dru ndaj Kurtit, se ja ai pranoi “Zajednicën”.

Vetëm Amerika i jep fund kësaj pune, se BE është një storje dështimi në çdo plan apo përpjekje paqeje!

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume