Xhevat Xhemaili

Pas riorganizimit të fuqishëm të Lëvizjes Besa brenda dhe jashta vendit, partitë shqiptare në pushtet sikur i ka kapur paniku dhe histeria!

Lëvizja Besa po vazhdon me tempo shumë të fuqishme të organizoj gjitha forumet partiake, duke filluar nga Forumi i Gruas, Degët në diasporë dhe duke vazhduar në kontinuitet fillimin e riorganizimit të fuqishëm të Forumit Rinor mu ashtu siç e tronditi opinionin Kërçova para dy ditëve!

Në kohën kur subjektet politike në pushtet me këngtarë e me presione ndaj të punësuarëve të administratës me joshje të aktivistëve me burra e gra, pleq e fëmijë nuk arrijnë të mbushin një sallë pasi që zhgënjimi nga politika e tyre është në ekstrem, në ndërkohë që Fatmir Limani e stërmbushi pallatin e kulturës në ditën e themelimit të Degës së Forumit Rinor vetëm me të rinjë!

Të rinjtë e Kërçovës në kohë iftari kishin pushtuar kalanë e Ali Ahmetit në Zajaz duke shkaktuar aq panik në BDI me reagime histerike e me habitshmëri se nga erdh ky uragan dhe vrull i Rinisë që na hyrën papritmas në pashallëkun tonë dhe vatrën e rahatllëkut!

Pas këtij vërshimi të rinisë në Zajaz – Kërçovë BDI-ASH shpejtuan të publikojnë sondazhet e improvizuara për të minimizuar forcën dhe potencialin e Lëvizjes Besa pas gjithë këtyre organizimeve të fuqishme dhe krijimit të opinionit si shpresa e vetme e shqiptarëve mbetet dhe është Lëvizja Besa!
S’keni parë gjë akoma, uragani popullor është shumë më i fuqishëm sesa era juaj e cila mundohet të ngrej pluhur artificial me forcë tashmë të shkapërdredhur e të lodhur që dita ditës e humb forcën dhe takatin!