Në seancën e sotme të qeverisë janë marrë edhe vendime kadrovike. Është shkarkuar nga detyra UD drejtori i “Parkut Nacional Galiçicë” – Ohër, ndërsa në vend të tij është emëruar Aleksandar Buzlevski.

“Qeveria mori gjithashtu vendim për shkarkimin e Rozita Blagojeviq nga detyra e saj si drejtoreshë e Drejtorisë për Zhvillimin dhe Promovimin e Arsimit në Gjuhët e Anëtarëve të Komuniteteve. Është vendosur që Dragan Ugrenoviq të emërohet drejtor i Drejtorisë për Zhvillimin dhe Promovimin e Arsimit në Gjuhët e Anëtarëve të Komuniteteve”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume