Qëllimi ynë, agjenda jonë është që ta fitojmë betejën brenda BDI-së, këtë e tha mes tjerash Izet Mexhiti nga fraksioni i BDI-së.

“Fraksioni nënkupton që ne jemi pjesë e BDI-së. Do marrim pjesë në mbledhje dhe do të jemi të zëshëm ndaj qëndrimeve tona, por uroj që të jenë mbledhje mirë të përgatitura dhe mos të jenë kuazi-mbledhje si kjo që ishte e fundit më 1 prill, ndoshta jo rastësisht ishte mbledhja në 1 prill sepse kërkesa jonë është që të ketë votbesim për ekzekutivin në Këshillin e Përgjithshëm dhe votimet të jenë të fshehura, jo të hapura, sepse paraprakisht u jepet kahja apo bëhet mobing ndaj anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm”, tha mes tjerash Mexhiti.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume