Vasko Kovaçevski ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të SH.A. EMV, në vend të tij pritet të vijë Vasko Stefanov.

“Biseduam që në vitin e kaluar, për shkak të përgjegjësive të mëdha të punës, ai dëshiron t’i përkushtohet familjes. Sot në mëngjes ma ka dorëzuar verbalisht dorëheqjen, e cila do të miratohet në seancën e ardhshme të Qeverisë. Qeveria do të rekomandojë që drejtor i ri të zgjidhet Vasko Stefanov, menaxher i logjistikës teknike, me përvojë të madhe”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume