Ka disa ditë në Tetovë që janë vendosur tabela për parkim vetëm për persona me nevoja të veçanta. Por sa respektohen këta tabela, gazetari i TS, Nevrij Ademi sot ka qëndruar afër tabeleva ku asnjë qytetarë nuk e ka respektuar këta rregulla e as ata persona.
Disa qytetarë kanë kërkuar falje pasi nuk e kanë parë shenjën e vendosur nga komuna e disa janë shprehur me një fjalor tjetër e që në fund sërish janë bindur se janë gabim, e disa as që ju intereson fare tabela, qëllimi i tyre është të kryjnë punë.
Nga komuna e Tetovës për TS, thonë se nuk do të ketë tolerime aspak nëse parkohet një veturë e cila nuk ka shenjë se i përket personave me nevoja të veçanta, ajo do të merret nga shërbimi i marimangës.

Për më shumë ndiqeni videon e përgatitur nga gazetari i TS, Nevrij Ademi.