Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së sotme në Kumanovë, njësiti për luftë kundër tregtisë ilegale me drogë dhe armë ka privuar nga liria 33 vjeçarin F.I. nga Kumanova. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij të kryer me urdhër gjyqësor, është gjetur dhe konfiskuar kokainë.

Personi në fjalë është ndaluar në stacionin policorë të Kumanovës, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët padi adekuate.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume