Inspektorët e tregut janë edhe sot në kontroll të kompanive, ku kontrollojnë nëse kanë stoqe në magazina.

Inspektorati për Telmën thotë se për tre ditë kanë kontrolluar mbi 30 importues dhe shitës me shumicë dhe pakicë.

Sipas tyre, është konstatuar se në magazinat e tyre kishte stoqe të produkteve bimore të cilat në vend që të hidheshin në shitje, ishin fshehur.

Nga aty kanë treguar për televizionin se në disa prej tyre janë gjetur 300 ton fasule, të cilat gjithashtu kanë qenë të fshehura.

Ndryshe, të gjithë tregtarët do të përballen me gjoba nga 800 deri në 10 mijë euro.