Kryetari i partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev në intervistën për TV24 sqaroi vizitën te vari i Enver Hoxhës duke theksuar se qëllimi i partisë është tërheqja e shqiptarëve që kanë vetëm onfertë të djathtë.

Duke sqaruar vizitën e tij, Apasiev mes tjerash tha se diktatori Enver Hoxha është shqiptari më i njohur dhe ka modernizuar Shqipërinë në kohën e tij, dhe për këtë, Apasiev thotë se meriton mirënjohje.

“Vizita ishte ideologjike. Të gjita partitë politike në Maqedoni, duke nisur nga BDI, shkojnë drejt të së djathtës, të gjithë u ofrojnë shqiptarëve politikë djathtiste. Ne shtrijmë droën ndaj të rinjve shqiptarë që na mbështesin fshehurazi”, u shpreh Apasiev.

Sipas tij, partitë politke etnike duhet të ndalohen ashtu siç janë ndaluar në disa vende evropiane.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume