Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska sot në deklaratë për media u shpreh se VMRO-DPMNE dhe Mickoski janë peng i partisë “E majta” dhe janë kundër vendimeve startegjike të vendit, kundër Bashkimin Evropian dhe NATO-s.

Sipas Kuzeskës, VMRO nuk ka mbështetur as Marrëveshjen e Prespës me të cilën vendi u anëtarësua në NATO, ndërsa Mickoski nuk uroi dhe përshëndetin miratimin e kësaj marrëveshje në kuvend.

“Mickoski dhe VMRO-DPMNE nuk mbështetën as fillimin e bisedimeve me BE-në. Përkundrazi, kur në tryezë ishte propozimi evropian dhe konkludimet, Mickoski dhe partia e tij përhapnin histeri, organizuan protesta dhe u shndërruan të dhunshëm. Bashkë me partinë “E majta” shpërndanin lajme të rreme për gjuhën maqedonase dhe frikësonin popullin me asimilim dhe bullgarizim”, u shpreh Kuzeska.

Ajo shtoi se përkundër kësaj, Maqedonia e Veriut nisi bisedimet me BE-në me identitet dhe gjuhë të pranuar maqedonase, ndërsa sot, VMRO-DPMNE dhe E majta, sipas Kuzeskës, janë kundër anëtarësimit në Bashkimin Evropian për shkak se nuk deleguan përfaqësues të grupeve punuese.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume