Sot mbushen 33 vjet nga themelimi i partise se pare politike shqiptare ne Maqedoni, Partia per Prosperitet Demokratik (PPD, 15 Prill 1990)

Respekte te thella per te gjithe ata intelektuale, mendimtare, atdhedashes, dhe humaniste qe krijuan partine e pare dhe te vetme qytetare ne ish-republiken Jugosllave. Kontributi dhe perkushtimi ne kauzen kombetare i Nevzat Halilit, Vebi Xhemailit, Xheladin Muratit, Abdurrahman Alitit, Xhevdet Hajredini, Eshref Aliut, Nazmi Maliqi, Imer Imerit e shume te tjereve do te mbetet i paharruar.

Eshte per te ardhur keq si partite e tjera pseudo-nacionaliste shqiptare (dhe maqedonase) kane bere cdo perpjekje per ta shuar PPD-ne si vater drite dhe intelekti per kauzen kombetare ne Maqedoni dhe me gjere.

Fatkeqesisht, tani politiken shqiptare e udheheq jo intelekti dhe humanizmi i lartpermendur (ashtu si i ka hije shqiptarit) por kleptokrate te shthurur qe nuk dine tjeter vec te mashtrojne dhe te vjedhin.

Feja e tyre eshte mashtrimi dhe vjedhja.
Per te ardhur keq…

IDLIR LIKA, Stamboll

PPD, e kryesuar nga Nevzat Halili, edhe pse ne rrethana te veshtira, dha kontribut te rendesishem per çeshtjen shqiptare dhe per rrjedhoje, forcimin e Maqedonise se Veriut.
Kujtoj me shume respekt bashkepunimin me kete parti dhe anetaret e udheheqesit e saj te devotshem gjate kryerjes se detyres, si Perfaqesuesi i pare diplomatik i Shqiperise ne Maqedonine Veriut. Perveç atyre qe permend autori ne shkrimin e mesiperm, nuk mund te harroj perkushtimin e zoterinjve Ismet Ramadani, Muhamed Halili, Bardhyl
Kuka dhe shume te tjereve. Respekt dhe mirenjohje per ta.

Leonidha Mërtiri
Ish Ambasador

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume