Më shumë se dy orë pritet për hyrje në Maqedoni nga Greqia.

Në vendkalimin kufitar “Evzoni”, përveç nervozës së shoferë, shpesh shpërthen sherr ndërmjet tyre. Sherr ka edhe prej shoferëve të cilët përpiqen të shmangin turmën dhe të arrijnë më shpejt në terminalet e kontrollit të pasaportave.

Turmën e automjeteve e bën më të madhe edhe shiu, ndërsa ka edhe shumë persona të cilët kufirin e kalojnë në këmbë për të arriut te Free-shopi.

Kujtojmë se në Maqedoninë e Veriut ka pasur fundjavë të vazhduar për shkak të festës së Pashkëve, dhe një numër i madh i qytetarëve zgjodhën Greqinë për t’i festuar Pashkët.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume