Кryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, në pyetjen e gazetarëve se pas rastit të videos në spitalin e Tetovës a mund të ndalohet Tik-toku në vendin tonë ka theksuar se ai nuk mund të përgjigjet sepse mund të interpretohet në mënyra të ndryshme.

“Nëse kryeministri i Qeverisë thotë të ndalohet një rrjet i caktuar social e që përdoret si media, mund të interpretohet në mënyra të ndryshme”, tha Kovaçeski.

Ndryshe, ai shtoi se përshëndet vendimin e ministrit të Shëndetësis për sanksionimin e mjekut duke shtuar se këto veprime nuk duhet të ndodhin në asnjë fushë sidomos atë të mjeksisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume