Një person ka humbur jetën në aksidentin e sotëm të komunikacionit që ka ndodhur në një udhëkryq në Gostivar. Identiteti i viktimës nuk është bërë i ditur.

“Sipas SPB-Tetovë, rreth orës 15:30 të ditës së sotme është raportuar se në kryqëzimin e rrugëve “Goce Dellçev” dhe “Beliçicë” në Gostivar ka ndodhur një aksident trafiku.

Sipas njoftimit, një automjet mallrash “Man” me betoniere, drejtuar nga M.K.(56) nga Bellovishti i Gostivarit, ka goditur një person i cili ishte me biçikletë, identiteti i të cilit për momentin nuk është bërë i ditur.

“Në aksident personi ka pësuar lëndime të rënda trupore nga të cilat ka ndërruar jetë”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

Në vendin e aksidentit hetim po bënë prokurori publik, ku merr pjesë edhe policia nga DPB-Gostivar. Me urdhër të prokurorit publik do të bëhet autopsi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume