Qytetarë të shumtë kanë shfrytëzuar temperaturat e larta për të kaluar fundjavën në bregdetin e Durrësit.

Ndonëse nuk ka nisur ende sezoni dhe çadrat janë të pakta, pushuesit po shfrytëzojnë hapësirën e lirë të brezit të rërës për banjo dielli, lojëra dhe shëtitje buzë detit.

Nuk janë vetëm pushuesit ditorë. Pushuesve kryesisht nga Tirana dhe Durrësi u shtohen në fundjavë dhe ata Kosova e Maqedonia e Veriut, si dhe shumë turistë të huaj.
Ky muaj është ideal për të bërë plazh dhe shijuar gjithçka ofron Durrësi. Moti është i ngrohtë dhe dielli nuk është ende përvëlues. Temperaturat e ajrit shënojnë mbi 20 gradë Celsius.

Trafiku nuk është ende i rënduar, ndërsa hotelet dhe operatorët turistikë ofrojnë paketa promovuese tepër të mira për ata që mund të pushojnë buzë Adriatikut në këtë stinë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume