KQZ ka përditësuar të dhënat e qytetarëve që kanë votuar deri në orën 12:00. Mësohet se kanë votuar 18,94 për qind e qytetarëve.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ deri më tani numri i qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës është 365191 nga 1927666 zgjedhës në listat e qendrave të votimit.

Qytetarët zgjedhin këtë 14 Maj drejtuesit e bashkive si dhe anëtarët e këshillave bashkiak.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume