Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj shkoi për të votuar, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmijët e tij. Pas votimit, Veliaj tha se është shumë e rëndësishme dalja për të votuar.Sa i përket problematikave që ka pasur KQZ, Veliaj i ka bërë thirrje të gjithëve të kthehen në qendrat e votimit dhe mos ndikohen nga kjo situatë. Sakaq, ai i ka uruar pestë kandidatëve kundërshtarë suksese.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

“Faleminderit punonjësve të mediave, që jeni në krye të detyrës. Jam në djeni të disa problematikave që KQZ ka pasur, por më vjen mirë që prevaloj kjo degë. Kështu që i bëj thirrje të gjithëve të votojnë. Është shumë e rëndësishme që të gjithëve të votojnë.

Dua të falenderoj pesë kandidatët e tjerë, t’u uroj atyre shëndet për ta e familjet e tyre. Gara tani mbaroi, nesër rikthehemi në Tiranë si qytetarë, që të gjithë duam më të mirën e këtij qyteti dhe më të mirën e familjeve tona. Atyre u uroj shumë suksese, por edhe gjithë qytetarëve, pavarësisht bindjeve politike, i falënderoj sepse ka qenë një ndër fushatat më të qeta. Debatet janë mëse të natyrshme, edhe ndonjë cic-mic i vogël, por në përgjithësi ka qenë një fushatë e qetë.Lusim të gjithë ata që janë në krye të këtij procesi ta vijojnë me qetësi dhe të dalim vërtet faqebardhë. Është shumë e rëndësishme të fitojë Tirana e Shqipëria, jo në sensin e partive politike, por të një komuniteti të civilizuar, që prodhon debat sigurisht, prodhon edhe vendimmarrje dhe pastaj të hënën i rikthehet normalitetit”, tha ndër të tjera Veliaj.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com