Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku, ka deklaruar se tenisti serb Novak Gjokoviq e ka të ndaluar hyrjen në Kosovën, derisa ai të vaksinohet. Reagimi i Çekut vjen pas deklaratës së tenistit serb, ku e kishte quajtur Kosovën si pjesë të Serbisë.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Në një intervistë për të përditshmen italiane “Corriere della Sera”, Gjokoviq ka thënë se ka dëshirë të kthehet në Kosovë për t’i pagëzuar fëmijët e tij, teksa kishte thënë se “Kosova është pjesë e Serbisë”.

Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku përmes një postimi në “Tuitter” i është kundërpërgjigjur tenistit serb.

“No-Vax No entry”, shkroi ai në rrjetin social, duke e vendosur edhe flamurin e Kosovës.

Pas reagimit të ministrit kosovar, mediat në Beograd, të afërta me pushtetin e Vuçiqit, kanë “shpërthyer” në ofendime e terma skandaloze në drejtim të Kosovës dhe shqiptarëve.

“Novak kërkon të pagëzojë fëmijët në Kosovë, ministri i shtetit të rremë të Kosovës e provokon me një njoftim të turpshëm” – shkroi në artikullin e saj skandaloz gazeta nacionaliste “Kurir”.

Mediumi “Informer” shkoi edhe më larg me skandale duke i quajtur shqiptarët “njerëz të sëmurë”.

“Njerëz të sëmurë! Shqiptari do ta ndalojë Gjokoviqin të pagëzojë fëmijët në Kosovë” – thuhet në titullin skandaloz të kësaj gazete që njihet për qëndrimet e saj në lidhje me shtetin e Kosovës.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com