Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha zhvilluar të shtunën një bashkëbisedim me qytetarët, ku foli për humbjen e zgjedhjeve dhe riorganizimin e PD-së.

Berisha i cilësoi zgjedhjet e 14 majit më të dhunuarat në histori ndërsa nënvijëzoi se opozita po analizon me kujdes çdo të dhënë.

“Zgjedhjet u blenë haptazi, sepse mbi 100 mln euro u shpërndanë për asfalte, zhavorre e rindërtime. Disponojmë dokumente që në qendra votimi me dhjetëra votues figurojnë se kanë votuar ndërkohë që figurojnë se janë jashtë vendit. Po bëjmë një analizë serioze në zotimin se do mbrojmë votat e shqiptarëve. Do marrim të gjitha vendimet, sepse këtu vendime të vërteta veçse farsë, nuk ka”, tha Berisha.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume