Një shtetas i Shqipërisë ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje në autostradë, në Lipjan.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Është raportuar për një aksident trafiku mes dy kamionëve, njëri me targa vendore dhe tjetri me targa të shtetit të Shqipërisë me drejtues meshkuj dhe si pasoj përveç dëmeve materiale lëndim vdekje prurës ka pësuar viktima mashkull shtetas i Shqipërisë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.”, ka informuar poicia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume