Një tursite nga Texas, SHBA është gjetur e pajetë në hostelin ku qëndronte mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Sipas inofrmacioneve nga policia, bëhet me dije se 36-vjeçarja ka humbur jetën, për shkak të një mbidoze ilaçesh.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 36-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka marrë njoftim se në lagjen “Tre Heronjtë”, në hostelin ku banonte me qira, është gjetur nga nëna e saj, pa shenja jete, shtetasja A. N., 36 vjeçe, banuese në Texas, SHBA.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nga këqyrja paraprake e trupit të 36-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja A. N. ka humbur jetën, për shkak të një mbidoze ilaçesh.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com