Një shpërthim me tritol është raportuar mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut në Tiranë.

Mësohet se sasia e lëndës plasëse ka shpërthyer në një fasoneri.

Fatmirësisht nuk paraqiten dëme të tjera përveç atyre materiale.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.