Organizata Botërore e Turizmit ka publikuar statistikat për rritjen e numrit të turizmit, ku Shqipëria zë vendin e tretë në botë, ndërsa të parin në Europë.

Në një postim të bërë nga kryeministri Edi Rama tregohet renditja e bërë, ndërsa shton se kështu paralajmërohet një sezon fantastik veror. Sipas tabelës Shqipëria ka pësuar një rritje me 54 % shumë shtete të tjera.

“Rritja e pandalshme e turistëve që po e zgjedhin Shqipërinë jo veç për sezonin veror buzë detit, por tanimë përgjatë gjithë vitit, nga Tirana e gjithandej prej veriut në jug, konfirmohet me një të dhënë spektakore të Organizatës Botërore të Turizmit, e cila për tre muajt e parë të këtij viti e rendit Shqipërinë të tretën në botë dhe në VEND TË PARË në Europë sa i takon rritjes turistike krahasuar me periudhën përpara pandemisë, duke paralajmëruar kështu edhe një sezon fantastik veror”, shkroi Rama në Facebook.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume