Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se i dënon fuqishëm sulmet e sotme ndaj KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve në veri të Kosovës.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

“Gjithashtu shpreh shqetësimin tim për eskalimin e situatës dhe bëj thirrje që të ndalen sulmet e nxitura dhe të orkestruara nga Beogradi. Në të njëjtën kohë shpreh indinjatën time me veprimet e pakoordinuara të qeverisë së Republikës së Kosovës. Injorimi i kërkesave të aleatëve të vendit tonë dhe moskordinimi i veprimeve nuk janë në interesin e Republikës së Kosovës me aleatet. Për këtë i bëj thirrje qeverisë që të rikthehet traditës disa dekadëshe të ndërtuar në Republikën e Kosovës për koordinim me aleatët amerikanë dhe evropianë”, ka thënë Pacolli.

“Sovraniteti dhe integriteti i Republikës së Kosovës mbrohet vetëm kur kemi koordinim me garantuesit e sigurisë së Republikës së Kosovës, aleatët amerikanë dhe evropianë në NATO. Këto pamje të ditëve të fundit dhe posaçërisht sot, të eskalimit të gjendjes në veri, nuk ndihmojnë Republikën e Kosovës dhe vetëm e fusin vendin tonë në konfrontim të panevojshëm me aleatët, në kohën kur kemi më shumë nevojë për progres dhe zhvillim duke promovuar bashkërendimin me aleatët tanë”.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com