Drejtorja e të Ardhurave Publike, Sanja Llukarevska sot u shpreh se për katër vite, 107 milionë e gjysmë euro u janë kthyer qytetarëve përmes “TVSH-së ime”. Që nga prezantimi i aplikacionit janë regjistruar pothuajse 538.919 përdorues dhe ky numër është në rritje të vazhdueshme.

Përveç numrit të përdoruesve, Lukarevska në një konferencë për media tha se po rritet edhe numri i llogarive fiskale të skanuara të shitjeve dhe se vetëm vitin e kaluar, qarkullimi nga faturat e skanuara ishte 178,7 miliardë denarë.

Pagesa nga tremujori i dytë, në muajt prill, maj dhe qershor, do të realizohet në muajin gusht. Pritet që të paguhen pak më shumë se 11.2 milionë euro.

“TVSH-ja ime është një nga masat e realizuara më së miri, e cila jep efekt të shkëlqyeshëm dhe pikërisht për këtë shkak, sot, mbi gjysmë milionë qytetarë e shfrytëzojnë këtë mundësi për kthim të mjeteve “,u shpreh sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume