takohem me Kryeministrin Edi Rama. Unë jam e bindur se ardhmëria e iniciativës Open Ballkan është e ndritshme. Mendoj që edhe shtetet e rajonit do të kyçen në këtë iniciativë. Kjo është iniciativë autoktone dhe shumë praktike. Sipas Brnabiq, iniciativa ka lehtësuar lëvizjen e personave dhe mallrave që ka rezultuar në rritje prej 50% të eksportit serb në Maqedoni, si dhe rritje prej 16% të eksportit nga Maqedonia për në Serbi. Derisa të dy krerët e Qeverive po flisnin se sa shumë është lehtësuar lëvizja mes dy shteteve, kjo është pamja që flet se diçka megjithatë nuk po funksionon” – tha Ana Brnabiq, kryeministre e Serbisë.

Kovaçevski tha se të dy Ministritë e punëve të brendshme po punojnë në krijimin e një souftveri të përbashkët për kontrollin e kufijve, që do të mundësojë që të krijohet një pikë kontrolli dhe kalim më të shpejt të kufijve. Derisa të zgjidhet kjo situatë, mërgimtaret do të jenë të detyruar të presin me orë të tëra për të hyrë në mëmëdhe.