kryesisht janë të rinj.

“Në këtë linjë jam pothuajse tre vjet. Numri i udhëtarëve është gjithmonë në rritje”.

Cila grup moshë udhëton më shumë?

“Dihet se rinia. Po ata gjithmonë thonë se shkojnë për një jetë më të mirë. Në listë kemi 60 pasagjerë, por ne jemi tre autobusë. Autobusët tjerë nuk e di. Kanë marrë Tetovën. Ne marrim Shkupin, Kumanovën. Dikush që ka dhimbje familjarë e shpreh mërzinë. Po shumica shkojnë për një jetë më të mirë. Thonë se këtu s’bëhet mirë, s’bëhet mirë, s’bëhet mirë”, tha një shofer autobusi.

Largimi kryesisht i të rinjve, por edhe qytetarëve të grup moshave të tjera ka bërë që në vend të ketë mungesë punëtorësh kryesisht në gastronomi, por edhe në shumë profesione të tjera.