Një granatë avioni 100 kilogramëshe është raportuar se është gjetur në rrethinën e Kumanovës, njoftojnë nga MPB.

“Më 01.08.2023 në ora 13.00 në SPB Kumanovës është denoncuar se në fshatin Psaçë, gjatë realizimit të punëve ndërtimore është gjetur granatë avioni e rëndë 100 kilogram, e cila buron nga Lufta e Dytë Botërore.Është kryer kontroll, ndërkaq nga ana e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim granata është tërhequr në mënyrë të sigurt për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume