Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka deklaruar se Bashkimi Evropian me heshtje e ka lejuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq që ta minojë stabilitetin e rajonit.

Ajo gjatë një fjalimi ka kritikuar Vuçiqin për qasjen në rajon, duke e quajtur si autokrat.

Strik e ka konsideruar presidentin si autokrat të ndëshkuar dhe për këtë kishte kritika ndaj BE-së.
“Të gjithë ishim të shokuar kur një bandë serbe e armatosur rëndë me lidhje të forta në dukje me qeverinë serbe, u fut në Kosovë dhe vrau brutalisht një oficer policie. Të tronditur, por jo të befasuar. Pasi këtu të çon strategjia e kënaqjes të cilin e aplikon Bashkimi Evropian. Me vite ne në heshtje kemi lejuar Vuçiqin ta minojë stabilitetin në rajon, të mbetet përkrahës i Kremlinit, t’i shkatërrojë të drejtat e minoriteteve në vendin e vetë. Ne e trajtojmë atë si mik, duke e nxitur të shkojë edhe më larg. Këtë bëjnë autokratët kur kanë mosndëshkueshmëri. Është dashur ta mësojmë mësimin me Putinin”,ka thënë ajo.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume