Një 31-vjeçar nga fshati Vejcë ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht nga një bashkëfshatar.

Sipas SPB Tetovë, më 27 shtator rreth orës 10:20, I.I. (31) ka raportuar se rreth orës 09:00, para shtëpisë së tij në Vejcë, është sulmuar fizikisht nga personi me inicialet M.A.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit, raporton Tetovasot.