Kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani, ka folur për luftën në Ukrainën në takimin e 30-të të Këshillit të Ministrave të OSBE-së.
Ai ka thënë se agresioni rus kundër Ukrainës i ka shkleur “rregullat e OSBE-së dhe prishi sigurinë evropiane dhe njerëzore, dialogun dhe shkatërroi jetën e njerëzve që duan të jetojnë të lirë dhe pa frikë nga lufta”.
“Nuk duhet të lejojmë që mekanizmat e OSBE-së, të cilët kontribuojnë në përmirësimin e jetës së shumë njerëzve, të mbeten të pashfrytëzuara për shkak mosharmonizimit tonë të brendshëm”.
“Është e nevojshme që OSBE-ja të inkurajojë multilateralizmin dhe të lehtësojë bashkëpunimin, në mënyrë që njerëzit të jetojnë të lirë. Kjo është arsyeja pse ne duhet t’i përgjigjemi kësaj thirrjeje së bashku, sepse ajo nuk vjen nga unë si kryesues aktual, por nga njerëzit e rajonit të OSBE-së të cilëve ne u shërbejmë”, ka thënë Osmani.