Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, pasi filloi me konferencën për media për një moment ndërpreu fjalimin e tij dhe ju drejtua njërit prej gazetarëve prezentë në sallë, i cili me gjasë po pëshpërite diçka në momentin e fjalimit të Lavrovit.
“A mos dëshiron dikush të del këtu dhe ta merr fjalën. Shpresoj që gjithçka të jetë në rregull”, u shpreh Lavrov.
Më pas ai vazhdoi fjalimin e tij duke shpjeguar edhe arsyen për intervenimin e Rusisë në Ukrainë.