Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, është pyetur në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme në spitalin e Tetovës.

Ai tha se incidenti i mbrëmshëm, nuk ndërlidhet aspak me Spitalin e Tetovës.

“Në Tetovë siç e dimë, bëhet fjalë për dy grupe, me probleme të pazgjidhura, dy persona janë plagosur dhe dërguar në Shkup. Problemi nuk është i ndërlidhur me spitalin e Tetovës. Pjesa tjetër i mbetet organeve kompetente, do të zgjidhin MPB-ja dhe prokuroria, rasti nuk ndërlidhet me spitalin e Tetovës”, tha Mexhiti.

Ndryshe, mbrëmë siç informoi policia dy persona nga fshati Gajre janë qëlluar me armë zjarri, të cilët janë transferuar në klinikat e Shkupit. Përleshjes me armë zjarri i ka paraprirë edhe një zënkë e mëhershme në mes dy grupeve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume