TIRANË- Targat e automjetit tip Nissan qe u dogj mbrëmë në Berzhitë, rezultojnë të vjedhura ne Tiranë. Ndërkohe brenda makinës nuk janë gjetur gjurmë për shkak se zjarri ka shkatërruar çdo prove.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 13 gëzhoja automatiku. Po verifikohet edhe automjeti tip Nissan që dyshohet se u përdor nga autorët e atentatit ndaj Zamir Kalemit.

Autorët dyshohet se kanë ndjekur prej disa orësh dhe e kanë mbajtur nën vëzhgim Zamir Kalemin derisa i kanë dalë paralel në zonën e Selitës ku edhe kanë hapur zjarr ndaj tij.

Sipas hetimeve, rezulton se Zamir Kalemi i ka pikasur autorët dhe ka tentuar të shpëtojë duke devijuar automjetin ku është përplasur me bordurat ndarëse të rrugës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume