Sot ka nisur procesi mësimorë në gjysëmvjetorin e dytë në gjithë shkollat e vendit  por jo të gjitha këto institucione i kanë kushtet për një fillim normal të mësimit informon Tetovasot

Një ndër këta shkolla është edhe
“Hasan Prishtina” në Komunën e Çairit që sërish ka filluar gjysëmvjetorin e  pa nxemje qendrore.

Në këto temperatura ekstreme nga i ftohti që po mbretërojnë ditëve të fundit,janë nxënësit në këtë institucion shkollorë që i ndjenë pasojat.

Fëmijët atje detyrohen të humbin mesimin shkaku i mos seriozitetit dhe keqmenaxhimit nga ana e Komunes së Çairit.

Nga ana e Komunës ende nuk kanë dhënë informacione për rastin.

Ndryshe pas pushimit dimëror, nxënësit janë kthyer  sot  në shkollë për të vazhduar mësimin e gjysmë-vjetorit të dytë të vitit 2023/2024.

Të përkujtojmë se nxënësit , do të kenë një tjetër pushim pranveror, nga data 29 prill deri më 6 maj 2024, që është një risi për këtë vit shkollor.

E re është gjithashtu që nxënësit në shkollat ​​fillore do të mësojnë deri më 17 qershor, për të përmbushur numrin e caktuar të ditëve të punës (180) sipas kalendarit për organizimin e mësimit.

Për nxënësit e shkollave të mesme viti shkollor do të përfundojë më 10 qershor në vend të 17 qershorit.Tetovasot

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume