Fundjavën e kaluar (20/21 janar) nga ora 22 deri në ora 04:00 në rajonin Tetovë-Gostivar është kryer kontroll aksion ndaj drejtuesve të mjeteve të cilët drejtojnë automjete nën ndikimin e alkoolit, në të cilin janë sanksionuar 3 drejtues mjetesh (TE-2 dhe GV- 1) tek të cilët është konstatuar alkool në organizëm, pra gjak deri në 1,5 promilë informon Tetovasot. Të tre vozitësit janë përjashtuar menjëherë nga komunikacioni dhe përkohësisht iu është hequr patentë shoferi, ndërsa ndaj tyre janë shqiptuar gjoba, të cilat për këtë lloj kundërvajtje variojnë nga 225 deri në 375 euro në denarë. Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 20 (TE-16 dhe GV-4) kundërvajtje tjera në trafik.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume