Një zyrtar policor është kërcënuar në Prishtinë pas shqiptimit të një kundërvajtje në komunikacion.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.

“Prishtinë 25.01.2024 – 18:30. Ankuesi mashkull kosovar (zyrtar policor) ka deklaruar se derisa ka qenë duke u marrë me rregullimin e trafikut është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar pasi të njëjtit i kishte shqiptuar një kundërvajtje në komunikacion. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume