Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) kumtoi se filloi me implementimin e pilot projektit në territorin e Shkupit për dorëzim të letërnjoftimeve dhe patent shoferëve të gatshëm në adresë shtëoiake, përmes stacioneve policore. Qëllimi është lehtësimi dhe përshpejtimi i procesit të ndryshimit të dokumenteve personale.

“Përmendim se ky pilot projekt zbatohet vetëm në Shkup”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Nga MPB i njoftojnëq ytetarët se të shtunën, 27 janar do të punojnë sportelet për dhënien e dokumenteve të gatshme në objektet në Beko dhe RTVM prej orës 8:00 deri në orën 16:00.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume