Sonte në intervistën e ALSAT, nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Alekandar Nikollovski tha se ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike që do i takojë kësaj partie, për të emëruar zyrtarë në sektorin e Punëve të Brendshme në Tetovë dhe Gostivar si dhe disa komuna tjera më të vogla do të ketë takime dhe konsultime me kryetarin e komunës së Tetovës, Bilall Kasamin.

“Ministri teknik i Punëve të Brendshme do të ketë takime dhe do të pranojë sygjerime nga kryetari i komunës së Tetovës, për emërimin e drejtorit të sektorit për punë të brendshme në stacionin e Policorë në Tetovë. Kështu presim që ky emërim të kryhet në bashkëpunim me kryetarin e komunës së Tetovës”, tha Alekandar Nikollovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume