Nga festa e komunitetin serb Shën Sava e cila u kremtua më 27 janar, në media po qarkullon një fotografi e liderit të opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoskit me Ambasadorin rus në Maqedoninë e Veriut, Sergei Bazdnikin.

Ajo që mund të vërehet në shkrepje janë fytyrat e buzëqeshura në bashkëbisedim, teksa duke qartë dhe afërsia e përzemërt Bazdnikin-Mickoski.

Vallë, a kanë biseduar për ndonjë bashkëpunim për zgjedhjet në vend, apo mos ndoshta është diktuar ndonjë strategji e re dezorientuese kundër agjendës europiane?!

Cështje këto për të cilat duhet të prononcohen nga opozitarja VMRO-DPMNE, për promovimin e frymës pro-ruse dhe se kujt i shërben ky takim dhe kjo afërsi në momente vendimtare për vendin drejt eurointegrimeve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume