Profesori Nuri Bexheti, ka thënë se zgjedhja e kryeministrit shqiptar, Talat Xhaferi, është nder për shqiptarët.

Në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, Bexheti tha se kryeministri i sapozgjedhur dje nuk bëri asnjë krekosje, madje u deklarua në dy gjuhë.

Ai thotë se Talat Xhaferi u tregua i matur.

“I kemi hyrë në hak të tjerëve për këtë kontributin… e falënderoj Aleancën për Shqiptarët, Taravarin e cila ndonëse modeste me deputetët e saj tregoi një qytetari, një pjekuri të madhe dhe e kuptuan që zgjedhja e një kryeministri shqiptar është nder për shqiptarët por edhe i bën nder Republikës së Maqedonisë. Kryeministri i sapozgjedhur dje nuk bëri asnjë krekosje, asnjë deklaratë të pamatur, iu drejtua opinionit publik në dy gjuhë, dhe i kënaqi shpirtrat e të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Vendi është i vogël, banorë nuk ka shumë, gjysma e popullsisë ka gjuhë tjetër, me pakica tjera dhe regjion tjetër, kjo realitet historik dhe real, si rezultat i këtij diversiteti të madh ka dalë edhe ai kryeministër”, tha Bexheti.

“Bashkimi Demokratik ka arsye të jetë i lumtur sepse ndryshimet rrënjësore në Maqedoninë e Veriut kanë ndodhur gjatë qeverisjes së Bashkimit Demokratik për integrim…”, shtoi më tej ai.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume