Mbrëmë vonë në polici është raportuar se para një garazhi në “Kisella Vodë” është gjetur trupi i L.S.(65) nga Shkupi.

Mjeku i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi.

Në vendin e ngjarjes është kryer kontroll nga policia e SPB-Shkup.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume