Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në intervistën e tij për Top Channel të Shqipërisë mes tjerash u shpreh se nuk e din nëse Ziadin Sela do të vazhdojë vet në zgjedhje ose do t’i bashkohet BDI-së.

Në pyetjen se si ka qenë raporti i tij me Selën, Taravari tha se raportet kanë qenë gjithmonë fantastike dhe se gëzon respekt për të.

“Për 8-9 vjet kemi qenë bashkë, unë sekretar i Përgjithsëm ai kryetar partie, dhe sot e kësaj dite kur kemi divergjenca mendimesh unë kam respekt ndaj tij. Mendimin e tij e respektoj, edhe pse ai mendon se duhet të dalim të vetëm në zgjedhje”, deklaroi Taravari.

Sipas tij, nëse dilet vet në zgjedhje ndihmohet BDI-ja dhe se nuk duhet të humbet përkrahësi, ideali dhe kauza e partisë.

“Jam i sigurt se ndryshimi tashmë ka nisur, e shoh frymën nëpër tubime dhe takime që i organizojmë nëpër qytete të ndryshme”, tha Taravari duke shtuar se Aleanca për Shqiptarët ka ringjallur shpresën te shqiptarët.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume