Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, sot mori letrat e akreditimit të Ylber Selës, ambasadorit të sapoemëruar të Republikën së Maqedonisë së Veriut në Berlin të Gjermanisë.

Ambsadadori Ylber Sela, u arsimua në Austri, në qytetin e Vienës, që nga fakulteti e deri në studimet posdiplomike.

Ai përveç profesionit si profesor universitar, më parë ka qenë edhe Sekretar i Shoqatës “Albania” në Vienë. Gjithashtu Sela ka ushtruar pozitën e Kryetarit në shoqatën studentore “Universitas” në Vienë.

Nga viti 2003, Ylber Sela, është kthyer në Republikën e Maqedonisë ku edhe ka filluar me punë në Universitetin e Europës Juglindore në Fakultetin e Administrataës Publike dhe Shkencave Politike.

Prof.Dr.Ylber Sela është edhe themelues i Institutit për Studime Politike dhe Ndërkombëtare në vitin 2011 me të cilin ka shënuar suksese të shumta.

Sela gjithashtu ka botuar edhe mbi 10-ra libra në gjuhën shqipe, gjermane dhe angleze, të cilat gjenden në shumë Universitete evropiane dhe të vendit.

Nga viti 2010, u angazhua si Profesor edhe në Universitetin e Tetovës në Fakultetin Juridik dhe mban gradën e Profesorit Ordinar.

Këshilltar i Ministrit të Mbrojtjes kur ishte Talat Xhaferi.

Sela së fundmi ka qenë drejtor i Agjencisë për zbatimin e gjuhës shqipe.

Poashtu, Ylber Sela, ka qenë edhe si aktivist i shoqërisë civile duke organizuar Konferenca të ndryshme ndërkombëtare, Tryeza të rrumbullakëta dhe seminare me personalitete ndërkombëtare, sidomos nga bota gjermano-folës.