Shpërndarja e ushqimeve dhe furnizimeve të tjera humanitare në Gaza u përmirësua në prill, por nuk është aspak e mjaftueshme për të parandaluar urinëë, tha kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë.

“Është e vërtetë që ka më shumë furnizime që vijnë gjatë muajit prill, por kjo është ende larg nga e mjaftueshme për të ndryshuar trendin negativ,” tha shefi i UNRËA, Philippe Lazzarini në një konferencë shtypi në Gjenevë.

Ai tha se vetëm disa vende vazhdojnë të bllokojnë fondet e tyre për UNRWA-n pas akuzave të Izraelit se anëtarët e stafit të UNRËA-s morën pjesë në sulmet e 7 tetorit nga Hamasi.

Agjencia gjithashtu ka mbledhur 115 milionë dollarë në kapital privat, sipas Lazzarini.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume