Muajin e ardhshëm mbahet samiti i parë i paqes për Ukrainën në Burgenstock të Zvicrës.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Ky samit do të organizohet në përpjekje për të bashkuar liderët botërorë dhe për të gjetur mënyra me anë të së cilave mund të arrihet paqja afatgjatë në Ukrainë.

Bëhet e ditur se samiti do të zhvillohet në përputhje me Kartën e OKB-së, e cila synon të ruajë paqen, sigurinë dhe të drejtën ndërkombëtare në mbarë globin, shkruan skynews.

“Unë jam i sigurt se çdo komb paqedashës është i interesuar të marrë pjesë në samit, sepse rëndësia e tij shtrihet përtej Ukrainës”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Ka të bëjë me respektin për ligjin ndërkombëtar dhe bashkëjetesën në paqe”, shtoi Zelensky.

A do të jetë Rusia pjesë e samitit?

Në këtë fazë, Rusia nuk është e ftuar në samit, ka konfirmuar qeveria zviceriane.

“Një proces paqeje pa Rusinë nuk është i mundur”, tha qeveria në një deklaratë duke theksuar se shteti rus duhet të jetë pjesë e procesit.

Por, edhe vetë Rusia tha se nuk do të marrë pjesë në ngjarje.

Duke iu referuar samitit, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se çdo bisedë për përfundimin e konfliktit në Ukrainë pa pjesëmarrjen ruse, është i kotë.

Ndryshe, samiti do të mbahet më 15-16 qershor.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com