Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në Brazilin jugor kanë vrarë 56 persona dhe kanë zhdukur 67 të tjerë të sipas të dhënave të fundit të publikuara, këtë të shtunë nga agjencia e mbrojtjes civile.

Sipas autoriteteve të Rio Grande do Sul, pothuajse 25,000 njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre pasi stuhitë goditën më shumë se gjysmën e 497 qyteteve në këtë shtet që kufizohet me Uruguain dhe Argjentinën.

Rrugët dhe urat u shkatërruan nga ujërat në shumë zona. U shkaktuan gjithashtu rrëshqitje dheu dhe u shemb pjesërisht një digë në një hidrocentral të vogël. Ekziston edhe rreziku i shembjes së një dige të dytë, në qytetin e Bento Gonçalves.

Në Porto Alegre, kryeqyteti i Rio Grande do Sul, lumi Guaiba ka vërshuar duke përmbytur rrugët. Aeroporti Ndërkombëtar i Porto Alegre pezulloi të gjitha fluturimet për një kohë të pacaktuar.

Guvernatori i shtetit Eduardo Leyte u tha gazetarëve se numri i të vdekurve mund të rritet. Në pjesët veriore të shtetit këtë të shtunë priten sërish reshje shiu dhe autoritetet u kanë bërë thirrje atyre që jetojnë në komunitetet në rrezik të kërkojnë strehim diku tjetër.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume