Jordania ka paralajmëruar për një “masakër” nga trupat izraelite nëse komuniteti ndërkombëtar dështon ta parandalojë një ofensivë në Rafah të Gazës.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

“Një tjetër masakër do bëhet. Izraeli po i paralajmëron palestinezët të largohen nga Rafahu”, tha Ministri i Jashtëm jordanez, Ayman Safadi.

“Të gjithë duhet të veprojnë tani për ta parandaluar atë”, shtoi Safadi.

Sipas ministrit, dështimi për ta ndalur ofensivën e planifikuar do të linte një “njollë të pashlyeshme” në komunitetin ndërkombëtar, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

“Shumë masakra janë lejuar deri më tash. Mjaft më”, tha jordanezi.

Ndryshe, ushtria izraelite i ka paralajmëruar banorët e Rafahut lindor që të drejtohen nga qyteti al-Mawasi në bregun e Mesdheut.

Nga urdhri thuhet të jenë prekur rreth 100 mijë palestinezë.

Izraeli pretendon se operacioni ushtarak në Rafah do të shkatërronte batalionet e mbetura të grupit militant palestinez Hamas.

Por, izraelitët po përballen me kritika ndërkombëtare për planin e tij për sulm, veçanërisht për shkak të numrit të madh të njerëzve që strehohen atje.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com