Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken iu ka dhënë një mesazh të gjithë ukrainasëve.

Duke shikuar drejtpërdrejt në kamerë, ai i është drejtuar popullit të Ukrainës me fjalën: “Ju nuk jeni vetëm”.

Blinken potencoi se ashtu siç kanë qenë nga dita e parë, SHBA do të vazhdojë të mbështësë Ukrainën.

“Shtetet e Bashkuara kanë qenë pranë jush që nga dita e parë. Ne jemi me ju sot dhe do të qëndrojmë pranë jush.”

Udhëtimi i sotëm i Blinken shënon herën e katërt që kryediplomati amerikan viziton Ukrainën që nga pushtimi i Rusisë në shkurt 2022.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume