Marco Di Nunzio, një sipërmarrës nga Torino u arrestua në Kolumbi për shkak të falsifikimit të testamentit të Silvio Berlusconit, sipas mediave italiane.

Prokurorët e Milanos kanë mbyllur hetimet duke çuar për gjykim 55-vjeçarin, i cili akuzohet për falsifikim testamenti dhe shantazh ndaj fëmijëve të tij.

Di Nunzio pretendonte se ishte trashëgimtar i 2% të Fininvest. Ai publikoi një testament për të cilin pretendonte se ishte hartuar para një noteri në Kartagjenë, ku Berlusconi do t’i kishte dhënë 26 milionë, një jaht, vila në Antigua dhe 2% të Fininvest.

Falë shkëmbimit të informacionit, Di Nunzio u arrestua në Kartagjenë, edhe nga autoritetet gjyqësore kolumbiane për falsifikimet e supozuara të kryera në atë vend, përfshirë edhe atë në testament, të raportuar edhe nga një noter nga Kartagjena.

Nga hetimi rezultoi se 55-vjeçari do të kishte formuar tre testamente të ndryshme false holografike, të firmosura më 21 shtator 2021 në zyrën e “Notaria Primera of Cartagena – Bolivar”, me të cilat ishte lënë amaneti “likuiditet, aksione shoqërie, varka dhe ndërtesa”.

Pasi u dërgoi edhe paralajmërime të shumta trashëgimtarëve, u përpoq të depozitonte dy testamentet e para në arkivat noteriale të Milanos dhe më pas hartoi një testament të tretë në të cilin, krahasuar me të mëparshmit, kishte nënshkrimin e tij dhe fjalët “trashëgimtar universal”.

Testament të cilin e ka depozituar, në verën e vitit të kaluar, te një noter në Napoli dhe që do ta përdorte për të paralajmëruar trashëgimtarët, domethënë pesë fëmijët e Berlusconit që e denoncuan atë.

Tetorin e kaluar, Di Nunzio dyshohet se do të shpërndante dokumentacion misterioz për Berlusconin dhe do të ngrinte një padi për të marrë trashëgiminë, nëse trashëgimtarët nuk i siguronin atij një shumë “shlyerjeje”.

Prej këtu rrjedh edhe akuza për tentativë zhvatjeje.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume